Dybala tek Barcelona? Higuain befason me këtë deklaratë

Dybala tek Barcelona? Higuain befason me këtë deklaratë

12:14, 25/07/2017

Gonzalo Higuain ka folur për të ardhmen e Dybalasë i cili kohët e fundit po kërkohet të transferohet tek Barcelona.

Në një intervistë nga Bostoni, sulmuesi argjentinas ka thënë se nuk mund t’i vendosë pistoletën në kokë Dybalasë por theksoi se shoku i tij i skuadrës është i lumtur tek klubi aktual, shkruan “Calciomercato.com”, raporton SYRI.net.

“Dybala ndodhet në një moshë delikate që e kam jetuar edhe unë më parë. Unë që 18 vjeç kam qenë pjesë e Real Madridit dhe jam larguar nga “Santiago Bernabeu” kur isha në moshën 25-vjeçare. Kalova 7 vjet tek një klub i rëndësishëm, gjithkush pëlqen të luajë me lojtarë të mëdhenj. Unë nuk mund të jap këshilla apo t’i vendos armën në kokë Dybalasë mos largohet, por mund të them që ai është i lumtur këtu. Ne të gjithë duam që ai të qëndrojë por vendimin e merr ai”, u shpreh Higuain.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco