Lajmi i fundit

INTERVISTË EKSKLUZIVE/ Zv. drejtori i RAI-t Sigfrido Ranucci i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama

Gjigantët italianë pranë Hysajt. Gati të paguajnë 50 mln Euro

Gjigantët italianë pranë Hysajt. Gati të paguajnë 50 mln Euro

10:10, 25/07/2017

Juventusi është në ndjekje të Elseid Hysajt. Sipas “Corriere del Mezzogiorno”, drejtues të “Zonjës së Vjetër” po kërkojnë të hynë në negociata me lojtarin, ndërsa në rast se nuk arihet marrëveshja me Napolin nuk përjashtohet mundësia e pagesës së klauzolës me vlerë 50 milionë Euro, shkruan SYRI.net.

Largimi i Bonuccit ka sjellë një boshllëk të madh në mbrojtjen e “Zonjës së Vjetër” e cila po mendon për të transferuar mbrojtësin shqiptar.

Bardhezinjtë kanë qenë të gatshëm për të nisur një bisedë rreth transferimit të mundshëm të Hysajt në Torino, mirëpo entuziazmin e ka ulur menjëherë përfaqësuesi i napolitanëve.

“Hysaj nuk preket!”, ka qenë një ultimatum i drejtuesve të Napolit që kanë një projekt ambicioz me ‘yllin’ e Kombëtares shqiptare.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco