Kukësi nuk i rinovon kontratën Ernest Gjokës, merr ish-trajnerin e kombëtares

Kukësi nuk i rinovon kontratën Ernest Gjokës, merr ish-trajnerin e kombëtares

08:46, 22/07/2017

Duket se përfaqësimi në ndeshjet e Europës do të jetë i fundit për trajnerin Ernest Gjoka në krye të skuadrës së Kukësit.

Tekniku që arriti të fitojë titullin kampion me verilindorët është në pritje të rinovimit të kontratës së tij me skuadrën, por duket se një gjë e tillë nuk do të vijë asnjëherë.

Dhe në një situatë të tillë kanë nisur të dalin edhe emrat e trajnerëve që mund ta zëvendësojnë atë.

Ai më i lakuari është emri i Skënder Gegës, që ka drejtuar më parë Kombëtaren Shpresa. Pritet që Gega të ulet në stolin e kampionëve me objektivin e vetëm që sezonin e ardhshëm të realizojnë objektivin për ruajtjen e trofeut.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco