Interi ‘goditje’ të dyfishtë, marrëveshja e bujshme pranë finalizimit

Interi ‘goditje’ të dyfishtë, marrëveshja e bujshme pranë finalizimit

14:28, 21/07/2017

Interi deri në këto momente ka bërë një merkato të “vakët” por drejtues të zikaltërve janë duke negociuar për të nënshkruar me dy sulmues.

Bëhet fjalë për Patrik Schick dhe Keita Balde Diao të cilët janë dy objektivat kryesore të “Nerazzurrëve”, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Pas dështimit të testeve mjekësore me Juventusin, “Gazzetta dello Sport” raporton se Patrik Schick ka arritur një marrëveshje për tu transferuar tek skuadra e Interit.

Schick i është ofruar një kontratë 5-vjeçare nga e cila lojtari do të përfitojë 1.8 milionë euro në sezon, ndërsa Sampdoria e vlerëson kartonin e lojtarit 30 milionë euro që do të paguhen me këste për 3 vitet e ardhshme.

Gjithashtu Interi është pranë marrëveshjes me sulmuesin anësor Keita Baldé Diao për të cilin Lazio kërkon 20 milionë euro plus bonuset.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco