Shpëtim Gjika befason të gjithë: Skënderbeu ekipi më i mirë në Shqipëri, krenar!

Shpëtim Gjika befason të gjithë: Skënderbeu ekipi më i mirë në Shqipëri, krenar!

11:41, 21/07/2017

Ish-kryebashkiaku i Flamurtarit, Shpëtim Gjika njihet si një kritik i vazhdueshëm i Skënderbeut por këtë herë ai ka befasuar të gjithë pasi nuk ka kursyer elozhet për klubin korçar që mbrëmjen e djeshme u kualifikua në turin e tretë të Europa Leagues.

Ka mjaftuar një “selfie” e trajnerit Ilir Dajës me komentatorin Ylli Aga i cili e ka “thumbuar” Gjikën.

“Bravo Skënderbeu, bravo Ilir Daja! Shpëtim Gjika u binde sa i mbarë jam”? Ky ka qenë mbishkrimi i komentatorit të njohur të Supersport.

I menjëhershëm ka qenë kundërpërgjigja e Gjikës që pranoi se klubi i Skënderbeut është ekipi më i mirë shqiptar në kompeticionet evropiane.

“I mbare je Ylli i mbarë, por mbi të gjitha, edhe pse nuk jam tifoz i Skënderbeut dhe vazhdimisht kam kontestuar disa gjëra për ta, më duhet të pranoj me shumë sinqeritet, që Skënderbeu, është ekipi më i mirë dhe më i organizuar në Shqipëri! Duke qenë që është i vetmi ekip shqiptar sot në kompeticionet europiane, këtë fakt e pranoj jo me dhimbje por me krenari. Urime dhe respekte Skenderbeut. Ylli mos e hiq mjekrren”, shkroi Gjika.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco