Lajmi i fundit

LIVE/ Nis protesta e qytetarëve para Bashkisë së Tiranës

Takaj e konfirmon: Ja premion që do jap për lojtarët e Skënderbeut

Takaj e konfirmon: Ja premion që do jap për lojtarët e Skënderbeut

11:21, 21/07/2017

Skënderbeu mbrëmjen e djeshme mori një fitore spektakolare 2-0 duke eliminuar në turin e dytë kazakët e Kairat Almaty.

Deri në këto momente “ujqërit” kanë përfituar nga UEFA plot 675 mijë euro për të mos llogaritur shumat nga të drejtat televizive, biletat apo reklamat, shkruan SYRI.net.

Në një deklaratë për mediat, presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj konfirmoi se do tu japë lojtarëve 50 mijë euro shpërblim për kualifikimin në turin e tretë të Europa Leagues.

“Sigurisht që do të ketë premio në rast se ekipi kalon në turin tjetër. Në fakt, unë ua kam bërë të ditur edhe lojtarëve, do të jap 50 mijë euro shpërblim nëse do të kualifikohen pas përballjes së kthimit me Kairatin”, tha Takaj.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco