Arrihet marrëveshja, trajneri i ri i Kombëtares mbërrin të mërkurën

Arrihet marrëveshja, trajneri i ri i Kombëtares mbërrin të mërkurën

12:57, 17/07/2017

Pas shumë negociatash, FSHF ka arritur marrëveshjen me Cristian Panuccin i cili do marrë drejtimin e Kombëtares shqiptare.

Tekniku italian ditën e mërkurë do të mbërrijë në Shqipëri për të nënshkruar kontratën me Federatën Shqiptare të Futbollit.

Cristian Panuccin ka qenë ndihmës i Capelos tek Kombëtarja e Rusisë, ndërsa më pas drejtoi skuadrat e Livornos dhe Ternanës.

 

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment