Sevilla konfirmon transferimin e bujshëm nga Interi

Sevilla konfirmon transferimin e bujshëm nga Interi

01:42, 28/06/2017

Aventura e Ever Banegas me Interin zgjati vetëm një vit ku u mor me parametra 0 nga Sevilla sezonin e kaluar.

Argjentinasi ka vendosur që të rikthehet tek klubi spanjoll ku fitoi edhe tri Europa League.

Shifra e transferimit flitet që është 9 milion euro.

Kjo i jep mundësinë Interit që të balancoi borxhin 30 milion eurosh brenda datës 30 qershor dhe shmang penalizimin për të bërë merkato.

Argjentinasi ka shënuar 6 gola dhe ka dhënë 8 asiste me Interin, ku është aktivizuar në vetëm 20 ndeshje si titullar.

Lajmin e ka konfirmuar Sevilla.

/Syri.net/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco