Familja ushtron presion ndaj Donarummës për të vendosur për të ardhmen

Familja ushtron presion ndaj Donarummës për të vendosur për të ardhmen

20:49, 27/06/2017

Ka qenë një kaos i vërtet që kur talenti italian, Gianluigi Donnarumma, bëri të ditur se nuk do të vazhdojë kontratën me Milanin, e cila i skadon në vitin 2018.

Vincenzo Montella dhe drejtori sportiv i klubit, Massimiliano Mirabelli, janë të sigurt se 18-vjeçari do të marrë vendimin e duhur pas Europianit për U-21.

Sipas Gazzetta dello Sport, edhe familja e Donnarummas duan që ai të mos largohet nga “San Siro”. Bëhet e ditur se familja është duke ushtruar presion ndaj 18-vjeçarit që të rinovojë kontratën me Milanin.

Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë pas Kampionatit Europian, pasi tashmë edhe agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ka konfirmuar se do të ulen dhe të diskutojnë me Milanin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco