Lajmi i fundit

LIVE/ Adi Krasta në 'A Show'

Barcelona ka një kusht për Bellerin

Barcelona ka një kusht për Bellerin

17:31, 27/06/2017

Hector Bellerin ka vetëm 10 ditë kohë për të bindur Arsenalin që ta lejojë të largohet drejt Barcelonës, ndryshe klubi katalanas do të shohë alternativa të tjera në merkato.

“El Mundo Deportivo” hapet pikërisht me këtë titull në numrin e kësaj të marte, duke ushtruar presion te lojtari i rritur në akademinë e Barcelonës, por që spikati në radhët e “Topçinjve” të Londrës.

Java e ardhshme do të jetë vendimtare për bisedimet, sepse duhet marrë një vendim përfundimtar. Drejtuesit e Barcelonës nuk dëshirojnë të mbeten të varur te kjo pistë, sepse synojnë ta zgjidhin sa më shpejt çështjen e mbrojtësit të djathtë.

Bellerin shihet si pasuesi ideal i Dani Alveshit, që la një hendek të madh në rolin e tij, ku Alex Vidal në asnjë moment nuk ishte në lartësinë e kërkuar.

Bellerin ka shumë dëshirë të kthehet në Barcelonë, aty ku u formua si futbollist, por duhet të këmbëngulë që Arsenali ta lërë t’u bashkohet blaugranave. Janë disa pengesat për arritjen e një marrëveshjeje mes palëve.

Arsen Wenger me shumë mundësi do të humbasë shërbimet e disa elementëve kyç si Alexis Sanchez dhe Mesut Ozil dhe nund të lejojë që të njëjtën rrugë të ndjekin edhe lojtarët më të rinj. Në kushtet e krijuara Barcelona ka përcaktuar edhe 10 ditë kohë për t’i mbajtur të hapura bisedimet, nëse nuk do të ketë zhvillime pozitive, do të heqin dorë përfundimisht nga Bellerin.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco