Skuadrat shqiptare në Europa League gjykohen nga arbitra pa eksperiencë, por të rreptë

Skuadrat shqiptare në Europa League gjykohen nga arbitra pa eksperiencë, por të rreptë

16:23, 27/06/2017

Skuadrat shqiptare kanë mësuar arbitrat që do të gjykojnë ndeshjet e tyre në Europa League. Të panjohur, me mungesë eksperience dhe tepër të rreptë, ky është përshkrimi i gjyqtarëve që do të kenë Partizani, Skënderbeu, Tirana, Prishtina dhe Shkëndija.

Në “Selman Stërmasi” do të jetë uellsiani Bryn Markham Jones që do të vendosë drejtësi në sfidën Partizani – Botev Plovdiv. Kjo është ndeshja e dytë për të në kompeticionet e UEFA-s për klube, teksa në të vetmin takim që ka gjykuar ka nxjerrë 4 herë kartonin e verdhë.

Gjithashtu Jones njihet edhe për faktin se ka gjykuar dy herë 17-vjeçarët e Shqipërisë në turneun eleminator për Europianin e kësaj grupmoshe në tetorin e vitit 2016. Në sfidat e luajtura në Itali janë regjistruar dy humbje për djemtë e Mustedanagic ndaj Serbisë dhe Maqedonisë.

Në Korçë do të jetë irlandezi Robert Hennesy që do të gjykojë sfidën Skënderbeu – Sant Julia. 26-vjeçari ka patur një rritje të jashtëzakonshme në karrierë, teksa në janar të këtij viti ka marë stemën e FIFA-s. Për të ky do të jetë debutimi në kompeticionet e UEFA-s për klube.

Një kroat do të gjykojë Tiranën në përballjen e parë me Macabi Tel Aviv, takim i cili do të zhvillohet në Netanja. 34-vjeçarit Tihomir Pejin i është besuar bilbili i këtij dueli, një gjyqtar që ka edicionin e tij të tretë në UEFA Europa League. Në 16 ndeshjet e fundit ndërkombëtare Tihomir Pejin ka dhënë 4 penallti duke nxjerrë edhe 5 kartona të kuq.

Aleksander Golubevs është emri i bilbilit që do gjykojë Prishtinën në transfertën e Norkoping. 36-vjeçari nga Letonia nuk ka karrierë të pasur ku më së shumti ka marë pjesë në turnetë e moshave si dhe në rolin e gjyqtarit të katërt në ndeshejt e Europa League.

Shkëndijën e Tetovës në përballjen e parë me Dacian do ta gjykojë një 34-vjeçar nga Polonia. Krzysztof Jakubik është emri i arbitrit që nuk duket të ketë eksperiencë të mjaftueshme në kompeticionet e UEFA-s për klube.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco