Ish-portieri i Tiranës transferohet në Gjermani: Falenderoj Ansi Agollin!

Ish-portieri i Tiranës transferohet në Gjermani: Falenderoj Ansi Agollin!

15:56, 27/06/2017

Marsel Çaka, portieri i talentuar i dalë nga akademia e Tiranës do të vijojë karrierën e tij në Gjermani. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, 22 vjeçari lajmëroi për hapin e madh, falë ndihmës të kapitenit të Kombëtares, Ansi Agollit.

Çaka debutoi në Kategorinë Superiore në moshën 18 vjeçare duke mbrojtur portën e Tiranës. Sezonin e shkuar “gardiani” ishte pjesë e Dinamos në Kategorinë e Parë.

“Çdo fillim e ka një fund. 11 vite kaluan shpejt. Nga sot nuk jam më pjesë e ekipit ku u rrita dhe u bëra ky që jam. Nuk po largohem nga Tirona për një ekip tjetër këtu në Shqipëri po do largohem për një aventurë tjetër jashtë vendit.

Doja të falënderoja drejtuesit, trajnerët që kam punuar dhe të gjithë tifozat e mrekullueshëm të Tironës. Falenderimi më i madh shkon për Nevil Deden dhe për Astrit Nallbanin që më dhanë mundësinë të luaj për Tironën që në moshën 18 vjeçare.

Falenderoj edhe ekipin e Dinamos që më mundësoi të aktivizohesha sezonin që mbaroi. Në veçanti falënderoj Luan Koçin dhe Ansi Agollin që bënë të pamundurën që unë ta vazhdoj karrierën time në Gjermani. Me mendje edhe me zemër gjithmonë tek ju. Gjithmonë Forca Tirona.”/ panorama sport

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco