Partizani pa limit në merkato, Moggi kërkon ‘yllin’ e Lazios

Partizani pa limit në merkato, Moggi kërkon ‘yllin’ e Lazios

12:35, 27/06/2017

Partizani po kryen përgatitjet e fundit për ndeshjen e turit të parë paraeliminator me Botev Plovdivin. Paralelisht me objektivin që ka për këtë tur europian, kualifikimi, drejtuesit janë të fokusuar fuqishëm në merkato, ku primare mbetet përforcimi i sulmit. Partizani i sezonit të ri në Superiore pritet të ketë një sulm të “blinduar” dhe me shumë alternativa.

Është thënë se reparti ofensiv është konsideruar si basti i përgjegjësit të merkatos së Partizanit, Luçiano Moxhi. Për momentin, sulmi i të kuqve, përveç emrave të lojtarëve të rinj, si Jaupaj, Fili dhe Bardhi, ka në përbërje edhe Xhevahir Sukajn dhe kamerunasin Mustafa Enok Xhixhiua, i cili është lojtari i fundit që ka federuar klubi për në Europë.

Njëkohësisht, prej ditësh me ekipin po përgatitet edhe sulmuesi serb, Milan Basrak, që vjen nga italianët e Katanzaros dhe që pritet të zyrtarizohet pas datës 1 korrik. Por përforcimet e të kuqve në sulm pritet që të mos ndalen me kaq, pasi Moxhi pritet të sjellë të tjerë elementë cilësorë.

ORLANDIÇ DHE PEREA

Gjatë ditës së djeshme, në skenë kanë dalë emrat e dy sulmuesve të huaj, që bazuar nga CV-të e tyre, bëhet fjalë për lojtarë cilësorë. Pikërisht bëhet fjalë për dy qendërsulmues, Brajan Perea dhe Petar Orlandiç.

Kolumbiani Perea, 24 vjeç, është në pronësi të Lacios, e cila e ka huazuar sulmuesin në sezonet e fundit, fillimisht te Peruxhia, më pas në Francë te Trojes dhe në vitin e fundit ai ka luajtur në Divizionin e dytë në Spanjë me skuadrën e Lugos.

Ndërsa malazezi i datëlindjes 6 gusht 1990 ka më shumë eksperiencë dhe në tre sezonet e fundit ka qenë pjesë Cervena Zvezdës në Serbi. Mësohet se drejtuesit e kuq po bisedojnë me menaxherët e dy lojtarëve dhe në ditët në vijim mund të ketë zhvillime sa i përket afrimit të dy qendërsulmuesve te Partizani.

Nëse afrohen edhe këta dy qendërsulmues, reparti ofensiv “blindohet”, madje mbipopullimi mund të bëjë që ndonjëri të huazohet, ose nuk do të mbahen të gjithë. Gjithsesi aventura europiane shikohet si periudhë prove për sulmuesit që bëjnë pjesë aktualisht në ekip. Jo pa qëllim klubi e ka lënë prezantimin e skuadrës së sezonit të ri një javë përpara fillimit të kampionatit./ panorama sport

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco