E konfirmon agjenti: Milani tjetër transfertë të bujshme, pritet vetëm...

E konfirmon agjenti: Milani tjetër transfertë të bujshme, pritet vetëm...

12:00, 27/06/2017

Lucas Biglia dëshiron të largohet nga Lazio për tu bashkuar me Milanin. Lajmi u konfirmua nga agjenti i lojtarit, Enzo Montepaone i cili theksoi se një muaj më parë klienti i tij i ka kërkuar ‘divorcin’ Lazios, shkruan SYRI.net.

Argjentinasi është objektivi i Milanit por “Rossonerët” nuk ofrojnë më shumë se 15 milionë euro ndërsa Lazio kërkon 20 milionë euro, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

"Një muaj më parë Lucas bisedoi me Lazion për tu larguar. Klienti im ka një marrëveshje me Milanin dhe ne jemi duke pritur fundin e negociatave mes dy klubeve. E di që po flasin për gjetjen e një zgjidhjeje, sepse ka edhe një mundësi në Angli, por nuk mund të them më shumë për këtë. Milan dhe Lazio janë në negociata dhe ata duhet të gjejnë një marrëveshje, javën e ardhshme do të jem në Itali dhe shpresojmë se gjithçka do të zgjidhet shpejt”, u shpreh Enzo Montepaone për “Il Messaggero”.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco