Oferta e çmendur 221 milionë euro për Donnarumma dhe Mbappe, ja kush i kërkon

Oferta e çmendur 221 milionë euro për Donnarumma dhe Mbappe, ja kush i kërkon

23:28, 26/06/2017

Real Madrid ka filluar të mendojë për të ardhmen, siç tregojnë edhe planet që Zinedine Zidane ka bërë për merkaton e verës. Pas një ecurie të jashtëzakonshme në sezonin e tij të parë të plotë në drejtim të “Los Blancos”, francezi synon të vazhdojë në këtë rrugë. Për ta bërë një gjë të tillë, ai do të duhet të ketë në dispozicion lojtarët më të mirë në qarkullim dhe, si gjithmonë, do të jetë mbështetjen e Florentino Perez në merkato për të siguruar objektivat që do.

Por ndryshe nga sa ka ndodhur në të kaluarën, me “Los Blancos” që kanë blerë gjithmonë lojtarët që ishin në kulmin e tyre, Zidane synon të ndërtojë një skuadër për të ardhmen.

Sipas “Marca”, francezi synon të realizojë një operacion të dyfishtë me vlerë 221 milionë euro. Të dy lojtarët e shënjestruar nga “Zizou” janë 18 vjeç dhe quhen Kylian Mbappe dhe Gianluigi Donnarumma.

Dy futbollistë që mendohet se do të jenë më të mirët në pozicionet respektive në të ardhmen. Sulmuesi i Monaco kërkohet nga shumë klube aktualisht, pas sezonit të jashtëzakonshëm që zhvilloi me bardhekuqtë, me 21 gola të realizuar në të gjitha kompeticionet.

Zidane do të kërkojë të shfrytëzojë statusin e tij prej legjende për ta bindur të riun, i cili ka zbuluar vetë se Real Madrid ka kërkuar ta blejë që kur ai ka qenë 14 vjeç. 

Për sa i takon Donnaruma, portieri i Milanit duhet të jetë një objektiv më i lehtë për t’u arritur, duke parë se ai nuk ka rinovuar me kuqezinjtë dhe se kontrata e tij skadon në fundin e sezonit të ardhshëm. Kjo do të thotë se Gigio mund të transferohet me kosto zero verën e ardhshem ose të kalojë në këtë sesion të merkatos për “vetëm” 22 milionë euro.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco