Renato Sanches i përgjigjet zyrtarisht Juventusit

Renato Sanches i përgjigjet zyrtarisht Juventusit

11:29, 26/06/2017

Mesfushori i Bajernit të Mynihut, Renato Sanches i ka mbyllur derën Juventusit e cila interesohet për të marrë shërbimet e talentit portugez.

Sipas “Football-Italia”, Renato Sanches i ka dhënë fund spekulimeve pasi ka vendosur të qëndrojë tek Bajerni i Mynihut, shkruan SYRI.net.

"Bayerni është një klub i madh dhe unë do të qëndroj në Bavari. Nëse duhej të largohem, nuk do të dekurajohesha, por qëllimi im është që të qëndroj dhe të bëj çmos për këtë fanellë”, u shpreh ai pas kthimit nga Kampionati Europian U-21.

Juve kishte propozuar një huazim për Sanches, me mundësinë e transferimit të përhershëm, por 19-vjeçari ka zgjedhur Bajernin.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco