Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

Nënshkruan me gjigantët italianë? Pato jep këtë përgjigje

Nënshkruan me gjigantët italianë? Pato jep këtë përgjigje

10:28, 26/06/2017

Alexandre Pato e pranon se Milani ngelet klubi që ai e dashuron por nënvizoi se ndihet i lumtur në Kinë e cila sipas tij po shndërrohet në fuqi botërore.

Në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, sulmuesi brazilian është shprehur i lumtur që Milanin e morën pronarët e rinj kinezë pavarësisht se ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Berluskonin, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Pronarët e rinj të Milanit? Nuk e di kush janë ata, por mund të them se në Kinë ka një pasion të madh për futbollin. Ata e studiojnë atë dhe kanë para për të investuar. Ata tashmë janë një fuqi e madhe në një nivel ekonomik dhe duan të bëhen numri një në futboll. Kam luajtur me Milanin kur ishte Berluskoni, me të cilin kam pasur një marrëdhënie shumë të ngushtë. Nëse Milani është aq i dashur në mbarë botën, kjo është falë tij. Por klubi kishte nevojë për inverstime të mëdha. Jam i lumtur që kanë ardhur pronarët e rinj që po bëjnë investime të mëdha.

Kujtojmë që Alexandre Pato prej janarit është pjesë e skuadrës kineze Tianjin Quanjian e cila drejtohet nga Fabio Cannavaro.

/ SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco