Casillas lidhet me Milanin, legjenda mund të zëvendësojë talentin

Casillas lidhet me Milanin, legjenda mund të zëvendësojë talentin

23:42, 25/06/2017

Legjenda e Real Madridit, Iker Casillas, po lidhet me një kalim te Milani. Portieri aktual i Portos do të ketë kontratën e përfunduar me klubin portugez në fund të këtij muaji dhe e ardhmja e tij mbetet shumë e pavendosur.

Casillas ka oferta nga Kina dhe MLS, por opsioni i tij i parë është që të vazhdojë me karrierën në Europë. Milani është një opsion për të, falë interesimit të Realit për Donnarummën.

Nëse planet e Milanit për shitjen e Donnarummës do të realizohen, atëherë Casillas mund të transferohet si zëvendësues i menjëhershëm i adoleshentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco