Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

Shqipëria dështon me Maqedoninë në volejboll meshkuj, s’e arrin dot Ligën e Europës

Shqipëria dështon me Maqedoninë në volejboll meshkuj, s’e arrin dot Ligën e Europës

22:26, 25/06/2017

Kombëtarja shqiptare e meshkujve në volejboll u mund 3-2 sot në mbrëmje nga Maqedonia, në ndeshjen e fundit të Grupit A, takim i vlefshëm për Ligën e Europës. Një humbje që na dënon, pasi pika e marrë nuk mjafton për të shkuar në fazën finale të këtij turneu.

Kuqezinjtë bënë një ndeshje të mirë, luajtën me zemër dhe arritën t’i marrin dy sete ekipit më të mirë në grup, por që s’mjaftoi për të shkuar më tej. Pas më shumë se dy orësh lojë fituan fqinjët tanë, që e mbyllën fazën në grupe pa asnjë humbje.

E dyta u klasifikua Suedia, që avancon më tej, Shqipëria e treta dhe në vendin e katërt u rendit Azerbajxhani.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco