Talenti i Gjermanisë: Te Bayern nuk jam për të mbledhur topat

Talenti i Gjermanisë: Te Bayern nuk jam për të mbledhur topat

22:00, 25/06/2017

Joshua Kimmich e ka më seriozisht se kurrë te Bayern Munchen. Nëse sezonin e kaluar ai luajti në vetëm 27 ndeshje kampionati, tani e tutje synon shumë më shumë.

Pasuesi i legjendës Philipp Lahm do të jetë pikërisht 21-vjeçari, pra në rolin e mbrojtësit të djathtë, gjë që i siguron një vend konstant në 11-she.

“Sigurisht që kam pasur raste kur nuk kam qenë i kënaqur. Te Bayern nuk kam ardhur vetëm për të mbajtur topat, por për të luajtur. E dija se gjërat jo gjithmonë do të ecnin vaj, prandaj kurrë nuk kam menduar të largohem, por vetëm si të fitoj vendin tim”, ka thënë talenti gjerman.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco