Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Përplasja e ashpër e Ilir Metës dhe SPAK

Akhisar i ‘dashuruar’ me Cikalleshin

Akhisar i ‘dashuruar’ me Cikalleshin

21:12, 25/06/2017

Klubi turk i Akhisar kërkon të vazhdojë bashkëpunimin me sulmuesin shqiptar të kombëtares, Sokol Cikalleshi. Drejtori sportiv i klubit ku Cikalleshi u huazua në pjesën e dytë të sezonit të shkuar, e bën të qartë se bomberi kuqezi ka lënë një shije të mirë në klubin e Akhisarit.

Në një intervistë për “Bein Sports”, Huseyin Eryuksel bën me dije se po negocion me Istambul Basaksehir për të gjetur mundësinë e qëndrimit të sulmuesit te Akhisar.

Gjithsesi, ai bën me dije se klubi nuk është i gatshëm të paguajë shuma të mëdha për kartonët e lojtarëve që do të ketë në organikë, çka do të thotë se me klubin nga Stambolli do të diskutohet mundësia e një tjetër huazimi që mund të rezultojë i pamundur, pasi kontrata e lojtarit me Istambul skadon në fund të sezonit tjetër.

Cikalleshi është një nga lojtarët më të kërkuar në merkaton turke, pasi disa kohë më parë edhe Bursaspor shfaqi interes për 26-vjeçarin e lindur në Kavajë.

Sipas faqes turke, “bursahakimiyet.com.tr”, vlera e kartonit të lojtarit shkon deri në 2 milionë e 250 mijë euro, shumë që klubi nga Bursa është i gatshëm ta paguajë në llogarinë e Istanbul.

Aktualisht, Cikalleshi ka një kontratë që e lidh me klubin e kryeqytetit turk deri më 31 gusht të vitit 2018.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco