Lajmi i fundit

LIVE/ Rinis mbledhja e Këshillit Bashkiak në Himarë

Krisen marrëdhëniet, Donnarumma gati të shkarkojë Raiolën

Krisen marrëdhëniet, Donnarumma gati të shkarkojë Raiolën

11:26, 25/06/2017

Gianluigi Donnarumma është gati të shkarkojë nga detyra agjentin e tij Mino Raiola dhe të vazhdojë kontratën me Milanin.

Sipas raporteve të fundit gjithçka ndryshoi pas vizitës të Vincenzo Montellas në shtëpinë e 18-vjeçarit i cili tashmë është i gatshëm të punësojë babain e tij në vend të Raiolës, shkruan ‘Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Sipas gazetës “Quotidiano Sportivo dhe La Nazione” Donnarumma është gati të heqë shërbimet e Raiolës me të cilin është zhgënjyer.

Një tregues tjetër se gjërat kanë shkuar keq mes Donnarumma dhe Mino Raiola ishte fakti që kushëriri i tij Enzo Raiola ishte i pranishëm në ndeshjen e djeshme U-21 mes Italisë dhe Gjermanisë.

"Unë jam vetëm këtu për të parë ndeshjen, kështu që bisedoni me Mino Raiolën. Mos më kërkoni gjëra që unë nuk mund të përgjigjem " tha ai për “La Gazzetta dello Sport”.

Kujtojmë që Raiola disa ditë më parë shpjegoi që Donnarumma refuzoi rinovimin për shkak se familja e tij është kërcënuar nga drejtues të Milanit.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco