Nisin negociatat, Alvaro Morata pranë klubit të ri

Nisin negociatat, Alvaro Morata pranë klubit të ri

22:32, 23/06/2017

Manchester United ka nisur negociatat me Real Madridin për të transferuar sulmuesin Alvaro Morata, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, raporton SYRI.net.

Lajmi është konfirmuar nga e përditshmja spanjolle pranë klubit madrilen “Marca”, ndërsa “Djajtë e Kuq” janë të gatshëm të shpenzojnë plot 100 milionë euro.

Kujtojmë që disa ditë më parë, numri një i klubit spanjoll, Florentino Perez konfirmoi se në drejtim të tyre nuk ka ardhur asnjë ofertë për Alvaro Moratan, James Rodriguez apo Cristiano Ronaldon.

Të presim nëse lajmi është thjesht spekulim mediatik apo vërtet kanë nisur negociatat e këtij transferimi të bujshëm.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco