Pas dënimit të Skënderbeut, Agostinelli do titullin vakant për Partizanin

Pas dënimit të Skënderbeut, Agostinelli do titullin vakant për Partizanin

22:23, 23/06/2017

Sezonin 2015-2016 e mbylli i emocionuar mes thirjeve të tifozëve të Partizanit ju jeni kampionë. Andrea Agostinelli e konsideroi veten kampion moral në drejtimin e të kuqve ku luftoi deri në javën e fundit për trofeun që atë kohë shkoi për Skënderbeun ku do të shkonte pas asaj vere. Tani pas vendimit të Etikës, trajneri italian në një intervistë për 'Supersport' e mirëpret mundësinë që ai titull ti jepet Partizanit.

“Të fitoja titullin do të ishte dicka e rëndësishme, tani pres zyrtarizimin. Natyrisht që ndihem i kënaqur pasi ne që jemi në këtë zanat punojmë për tu vlerësuar, dhe nëse do të fitoja këtë titull do të ishte dicka e rëndësishme”.

Agostinelli në përfundim të atij sezoni deklaronte se Partizani e meriitonte atë titull dhe sot përgjigjet në këtë mënyrë nëse e ndien se ju është marrë në mënyrë të padrejtë nga Skënderbeu.

“Kam thënë se atë vit meritonim të fitonim kampionatin, atë e kam thënë dhe e përsëris, por për fat të keq arriti i pari Skënderbeu. Pastaj nëse kishte parregullsi nuk është detyra ime ta verifikoj, por them se atë vit për njëmijë motive meritonim të fitonim titullin. Tani pres zyrtarizimin pasi për karrierën e një profesionisti të fitosh është e rëndësishme”

Por si ndihet një trajner nëse nje titull i jepet në tavolinë.

”Ctë them, nuk është e njëjta gjë si ta fitosh në fushë në javën e fundit, por nëse dikush e fiton një kamionat pasi ka rregulla që nuk janë respektuar, atëherë patjetër që do të them që kam fituar titullin në Shqipëri”.

Agostinelli shprehet se nuk ruan asnjë peng nga marrëdhënia me Skënderbeun ku është ndarë mirë me Presidentin dhe të gjithë, këmbëngul se ka bërë një punë të mirë këtu si në klubin korcar dhe te të kuqtë, nuk e fsheh se i mungon Shqipëria ku do të kthehej në rast të një oferte.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco