Çështja ‘Donnarumma’, Berlusconi sulmon presidentin e ri të Milanit

Çështja ‘Donnarumma’, Berlusconi sulmon presidentin e ri të Milanit

21:03, 23/06/2017

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi një mënyrë jo të drejtpërdrejtë ka sulmuar presidentin kinez të Milanit.

Në një intervistë për “Premium Sport”, Berlusconi tha se nëse do të ishte ai në krye të Milanit do të gjente një zgjidhje për të rinovuar me Donnarumman, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Donnarumma? Lojtarët janë profesionistë tani. Mendoj se me mua në krye të Milanit patjetër do të ishim në gjendje të gjenim një zgjidhje për të qëndruar, por le të vendosim veten në këpucët e tij. Ai është një djalë shumë i mirë, 18 vjeç, me një ofertë sensacionale para tij, 100 milionë euro”, u shpreh ai.

Kujtojmë që Berlusconi gjatë intervistës ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta parë sërish Zlatan Ibrahimovic me fanellën kuqezi.

/ SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco