‘Ibrahimovic transferohet te Milani’, -Deklarata që po çmend Italinë

‘Ibrahimovic transferohet te Milani’, -Deklarata që po çmend Italinë

20:33, 23/06/2017

Ish-presidenti i Milanit, Silvio Berlusconi ka konfirmuar dëshirën e tij të madhe për ta parë Zlatan Ibrahimovic me fanellën kuqezi.

Në një intervistë për “Premium Sport”, Berlusconi shpreson që kinezët të bëjnë investimet e duhura për të rikthyer Milanin në majën e Europës, shrkuan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Ibrahimovic? Do të doja ta shihja atë përsëri me ‘Rossonerët’. Ai është një plak, por pse jo? Do të doja ta shihja atë në numrin 9 të Milanit. Shpresoj që kinezët të bëjnë investimet e duhura dhe ta vendosin ekipin në fushë në mënyrën më të mirë”, u shpreh ai.

Sulmuesi suedez kaloi dy sezone me Milanin ku në vitin 2012 u shit tek Paris Saint-Germain.

Kujtojmë që Ibrahimovic është një lojtar i lirë pas aventurës 1-vjeçare tek Manchester United.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco