Lajmi i fundit

PIRANJAT/ Me Florian Binaj dhe Dojna Mema

‘Bomba’ e De Biasit pas largimit nga Shqipëria: Ja kush do jetë pasardhësi im...

‘Bomba’ e De Biasit pas largimit nga Shqipëria: Ja kush do jetë pasardhësi im...

18:23, 23/06/2017

Disa ditë pas largimit nga Shqipëria, Ganni De Biasi ka thënë se Kombëtarja kuqezi është e kërkuar nga shumë trajnerë të njohur të cilët e shohin si një mundësi reale për t’u reklamuar në arenën ndërkombëtare.

“Presidenti Duka do të bëjë një kërkim të kujdesshëm dhe nuk do të lërë pas dore asnjë detaj. E rëndësishme është që trajneri i ri të jetë një zgjedhje e mirë që Shqipëria të rritet dhe të përmirësohet. E kam ende të nxehtë telefonin, sepse Shqipëria është bërë një kombëtare interesante. Sot kuqezinjtë janë një skuadër që u japin mundësinë trajnerëve të reklamohen, sepse Shqipëria ka mundësi të kualifikohet në Europianin e ardhshëm dhe janë të shumtë ata që interesohen”, u shpreh De Biasi.

I pyetur për emrat e mundshëm që mund ta zëvendësojnë, ai zgjodhi të përgjigjej me batutë duke përmendur tre trajnerë italianë të niveleve më të lartë: “Lipi, Kapelo ose Trapatoni.”

Ministria e Arsimit dhe Sportit i ka akorduar sot një çmim mirënjohje ish-trajnerit të Kombëtares.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco