ZYRTARE/ Kryen testet mjekësore, Juventusi transferon këtë sulmues

ZYRTARE/ Kryen testet mjekësore, Juventusi transferon këtë sulmues

10:22, 22/06/2017

Sulmuesi i Sampdorias, Patrik Schick mëngjesin e sotëm ka mbërritur në Torino për t'i nënshtruar testeve mjekësore para se të nënshkruajë me Juventusin.

“Zonja e Vjetër” për të marrë shërbimet e sulmuesit çek do të derdhë në arkat e Sampdorias plot 30 milionë euro, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

"Patrick Schick aktualisht po kalon një provim rutinë mjekësor përpara një transferimi drejt Juventusit. Nënshkrimi zyrtar pritet të kryhet gjatë mesditës”, thuhet në deklaratën zyrtare të Juventusit.

Patrik Schick ka një klauzolë lirimi me vlerë 25 milionë euro por Juventusi zgjodhi të paguajë më shumë në këmbim të lejimit të ndarjes së pagesave gjatë tre viteve.

Kujtojmë që në sezonin e tij të parë në Serie A, Schick shënoi 11 gola.

/ SYRI.net /

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco