Sulmuesi i famshëm i Italisë si trajneri i Shqipërisë

Sulmuesi i famshëm i Italisë si trajneri i Shqipërisë

08:07, 22/06/2017

Duket se përveçse në mediat sportive shqiptare edhe ato italiane si rend dite kanë çështjen e gjetjes së teknikut që do të zëvendësojë Gianni De Biasin.

Kjo vjen për shkak të deklaratës së presidentit Duka, i cili u shpreh se kërkon një teknik Italian për drejtimin e Kombëtares.

Sipas SkySport, FSHF-ja, ka piketuar trajnerin me pak eksperiencë teknike por me eksperincë të gjatë në fushën e blertë, trajnerin e Venecias dhe ish-sulmuesin e Milanit, Filippo Inzaghi.

43-vjeçari Italian këtë sezon drejtoi skuadrën e Venecias dhe arriti ta ngrunte në Serinë B, nja arritje e shkëlqyer e tij si trajner.

Pas kësaj arritje, Pipo Inzaghi është i shumë kërkuar nga klube të ndryshme, por sipas mediave italiane,  ish-sulmuesi i kuqezinjve është duke menduar që të qëndrojë në itali në Seria B, apo të ndërmarrë një aventurë më kuqezinjtë e Shqipërisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco