Casano nuk dorëzohet: Jam më i forti, mund të bëj diferencën në Serie A

Casano nuk dorëzohet: Jam më i forti, mund të bëj diferencën në Serie A

23:24, 21/06/2017

Antonio Casano është me pushime, por po stërvitet shumë. Të paktën kështu ka bërë të ditur: “Unë shpresoj të rikthehem, sepse nuk jam stërvitur kurrë në këtë mënyrë. Dua një ambient ku të ndihem i lumtur dhe jo ku mund të jap maksimumin”.

Këto kanë qenë deklaratat e bëra nga Antonio Cassano për “Sky Sport”. Ish-sulmuesi i Sampdorias mendon se mund të bëjë akoma diferencën në kampionatin italian: “Nëse mund të luaj akoma në Serie A? Në këtë kampionat ka shumë lojtarë të mbivlerësuar dhe jam i bindur se unë mund të bëjë akoma diferencën”, ka shtuar Cassano.

“Pse një president i Serisë A duhet të më blejë mua? Sepse jam më i forti që ekziston në Itali. Nuk duhet shumë për ta kuptuar. Jam i rrezikshëm? Të gjithë mbajnë mend budallallëqet e shumta që kam bërë, por në një pikë të caktuar jam ndalur, kam vendosur të rritem dhe të përmirësohem. Nuk them se jam një djalë shembullor, por mund të bëj akoma diferencën”, ka thënë 35-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco