Verratti arrin marrëveshjen me klubin e ri, pritet vetëm ‘OK’ i PSG-së

Verratti arrin marrëveshjen me klubin e ri, pritet vetëm ‘OK’ i PSG-së

12:20, 21/06/2017

Marco Verratti njoftohet se ka rënë dakord me Barcelonën dhe tani duhet të bindë Paris Saint-Germain për ta shitur atë.

Sipas Calciomercato.com, Verratti dhe agjenti i tij Donato Di Campli kanë arritur një marrëveshje me drejtuesit e Barçës, ndërsa Lionel Messi ka miratuar tashmë arritjen e mesfushorit italian, shkruan “Football-Italia”, raporton SYRI.net.

Megjithatë “Calciomercato” shkruan se “Blaugrana” nuk janë të gatshëm të shkatërrojnë marrëdhëniet e tyre me PSG-në por i kanë kërkuar lojtarit t’i marrin gjërat qetësisht.

Gjigantët francezë thuhet se i kanë ofruar Verrattit një kontratë të re me vlerë 10 milion euro në sezon, por 24-vjeçari raportohet se kërkon largimin nga Franca.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco