Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Rama arreston drejtorët e Veliajt

Sadiku pranë nënshkrimit me klubin e njohur të Champions Leagues

Sadiku pranë nënshkrimit me klubin e njohur të Champions Leagues

09:31, 21/06/2017

Më 11 qershor i shënoi Izraelit dy gola në stadiumin e Haifas dhe pas dhjetë ditësh nga ajo ndeshje historike për Shqipërinë, Armando Sadiku është pranë kalimit te Makabi Haifa, skuadra që luan në të njëjtin impiant ku Kombëtarja fitoi 0-3. Sulmuesi kuqezi është një hap larg firmës me klubin 12 herë kampion të Izraelit.

Lajmin e kanë konfirmuar dje në mbrëmje ekskluzivisht mediat izraelite. Portali “Ynet.co.il” shkruan se Sadiku ka pranuar ofertën e çmendur të Makabit dhe është gati të firmosë. Nga ana tjetër, edhe klubi zviceran i Zyrihut, që ka kartonin e sulmuesit, është gati ta shesë për një shumë të majme.

Dy golat e shënuar së fundmi me Kombëtaren shtuan oreksin e shumë klubeve europiane për të marrë bomberin kuqezi, madje nuk munguan as interesimet nga klube gjermane. Por paratë mund t’u japin një rrjedhë tjetër ngjarjeve dhe një nga motivet se përse elbasanasi është joshur kaq shumë, mësohet se ka qenë një ofertë shumë tunduese financiarisht.

Sipas medias vendëse, sulmuesi ka rënë parimisht dakord me rrogën vjetore dhe mbeten disa detaje sa i përket shumës së kartonit të tij, që varion nga 3 deri në 4 milionë euro./ panorama sport

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco