Lajmi i fundit

I zhdukur prej një jave, gjyshja dorëzon në prokurori 3-vjeçarin nga Durrësi

David Beckham tregon prapaskenat: Isha pranë kësaj skuadre të madhe italiane

David Beckham tregon prapaskenat: Isha pranë kësaj skuadre të madhe italiane

22:06, 26/05/2017

David Beckham e ka pranuar se ishte afër transferimit te Roma, kjo vetëm që të luajë përkrah Francesco Tottit.

Të dielën do të jetë fundi i epokës së Tottit, i cili do t’i thotë lamtumirë Romës, por ndoshta jo edhe futbollit – pasi italiani nuk e ka pranuar se po pensionohet, por as që do të luajë për ndonjë skuadër tjetër.

40 vjeçari ka kaluar 25 vite karrierë të mrekullueshme, duke fituar respektin e shumë yjeve botërorë.

Dhe një ndër ta është edhe ai i Manchester United e Real Madrid, David Beckham, i cili e ka pranuar se shkaku i Tottit, e ka konsideruar largimin nga LA Galaxy në drejtim të Romës.

“Kisha një mundësi që të transferohem te Roma kur luaja në Amerikë dhe një ndër arsyet se pse më joshi kjo ofertë, ishte Totti”, tha Beckham.

“Nëse dot të luaja në një ekip me të, do të kishte qenë speciale. Gjithmonë ka qenë speciale kur keni zbritur në fushë kundër tij”, shtoi ish asi i Manchester United e Real Madrid.

Totti e ka fituar një Serie A me Romën, ka përfunduar në pozitën e dytë për tetë sezone, derisa ka fituar Kupën e Italisë dy herë, kurse me Italinë në vitin 2006 e ka fituar Kupën e Botës dhe ka qenë finalist në vitin 2000.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco