FOTO/ Kryhen testet mjekësore, Manchester City transferon këtë superlojtar

FOTO/ Kryhen testet mjekësore, Manchester City transferon këtë superlojtar

13:30, 26/05/2017

Mesfushori i Monacos Bernardo Silva ka mbërritur në Britani për të kryer me sukses transferimin te Manchester City.

Thuajse gjithçka ka përfunduar pasi 22-vjeçari ndodhet në Manchester për të kryer vizitat mjekësore me skuadrën e re, shkruan tabloidi britanik “The SUN”, transmeton SYRI.net.

Janë plot 65 milionë sterlina ose e thënë ndryshe 75 milionë euro që City do derdhë në arkat e Monacos.

Portugezi është përfolur se do të bashkohej me United, por Pep Guardiola ka përshpejtuar ofertën e tij për të sjellë Silvan në “Etihad Stadium”. Kujtojmë që edhe Wikipedia ka zyrtarizuar këtë transfertë.

/ SYRI.net /

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco