Gattuso befason të gjithë: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

Gattuso befason të gjithë: Ja kush e fiton ‘Topin e Artë’

09:32, 26/05/2017

Legjenda italiane dhe e Milanit, Genaro Gattuso ka thënë se Gianluigi Buffon e meriton të fitojë “Topin e Artë”.

Në një intervistë për faqën zyrtare të Milanit, Gattuso lë jashtë garës dy lojtarët më të mirë në botë, Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin, transmeton SYRI.net.

“Mirë, ky çmim ka rëndësi relative, që kur fenomenet Baresi dhe Maldini nuk e kanë fituar asnjëherë. Shpresoj se do ta fitojë Buffon, por jo si pasojë e triumfit në Ligën e Kampionëve, por për 20 vitet që ka triumfuar e la bërë shumë pak gabime”, tha Gattuso.

Kujtojmë që Gatusso së fundmi mori drejtimin e të rinjve të Milanit, pasi ishte larguar më parë nga skuadra e Pizas.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco