FIFA uron Kukësin për titullin kampion

FIFA uron Kukësin për titullin kampion

16:11, 25/05/2017

FIFA uron skuadrën kampione të Shqipërisë, Kukësin. Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino nëpërmjet një letre të dërguar në FSHF uron skuadrën verilindore për titullin e parë kampion në historinë e skuadrës. 

MESAZHI I PLOTË PËR KUKËSIN

“I dashur president,

Kam kënaqësinë t’i dërgoj urimet e mia më të mira FK Kukësit për titullin e parë kampion në historinë e vet.

Ky titull vjen si rezultat i punës së kryer nga të gjithë dhe urimet e mia shkojnë për futbollistët, trajnerin, administratën, stafin teknik dhe mjekësor, si dhe tifozët e kësaj skuadre.

Në emër të gjithë komunitet të futbollit, do të doja të falënderoja Kukësin dhe federatën shqiptare në ndihmën e dhënë për përhapjen e mesazhit pozitiv të futbollit”.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco