Boateng: Ja futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur

Boateng: Ja futbollisti më i mirë me të cilin jam përballur

14:54, 25/05/2017

Mbrojtësi i Bajernit të Mynihut, Jerome Boateng ka thënë se Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo janë kundërshtarët më të vështirë me të cilët është përballur gjatë karrierës së tij futbollistike.

Në një intervistë për “Sport Bild”, Boateng nuk kurseu elozhet për Hazard, Neymar dhe Benzema, transmeton SYRI.net.

“Messi dhe Ronaldo janë më të vështirët, por do të doja t’i përmendja edhe Hazard, Neymar dhe Benzema në këtë listë. Messin thjesht nuk mund ta ndalesh vetë. Ronaldon është më lehtë ta ndalesh sepse ai është mbështet më shumë në aftësi atletike. Ronaldo tani fokusohet më pak në driblim dhe më shumë në shënimin e golave. Është më vështirë të mbrosh kundër kësaj sepse ai ka ritëm të jashtëzakonshëm”, u shpreh ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco