Nuk pritej, Francesco Totti befason të gjithë, cila do jetë skuadra e re?

Nuk pritej, Francesco Totti befason të gjithë, cila do jetë skuadra e re?

14:32, 25/05/2017

Francesco Totti e ka konfirmuar se ndeshja e së dielës kundër Genoas do të jetë e fundit me fanellën e Romës.

Lajmi është zyrtarizuar nga 40-vjeçari i cili la të hapur mundësinë për të vazhduar karrierën e tij me ndonjë skuadër tjetër, shkruan “Football-Italia”, transmeton SYRI.net.

Raportet kanë sugjeruar se kapiteni ka marrë një ofertë nga një klub i paidentifikuar nga Serie A, por Totti nuk dha detaje të mëtejshme.

“Roma-Genoa, e diel, 28 maj 2017 është hera e fundit që unë vesh fanellën e Romës. Nga e hëna unë do të përfundoj me Romën, por jam gati për një sfidë të re. Unë ndjej se dashuria ime për futbollin nuk ka kaluar: është një pasion, pasioni im. Është kaq e thellë sa nuk mund të mendoj për ndalimin e të ushqyerit”, u shpreh ai.

Me këtë deklaratë legjenda italiane ka lënë të kuptohet se do të luaj tek ndonjë skuadër tjetër.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco