Lajmi i fundit

EMRA/ Arrestime në Bashkinë e Tiranës, Këlliçi: Për dosjen ...

Kupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për finalen Tirana-Skënderbeu

Kupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për finalen Tirana-Skënderbeu

13:40, 25/05/2017

31 Maj, ora 19:00, “Elbasan Arena”. Sfida e fundit zyrtare e sezonit në futbollin shqiptar do të luhet në Elbasan, aty ku Tirana dhe Skënderbeu do të duelojnë në finalen e madhe të Kupës së Shqipërisë. Trofeu i dytë më i rëndësishëm i sezonit mbetet i vetmi në lojë për dy skuadra që këtë sezon kanë dështuar në realizimin e objektivave dhe mundësia e fundit për të eklipsuar problemet jo të pakta në të dy kampet. Për këtë ndeshje, Federata Shqiptare e Futbollit ka nisur organizimin duke marrë të gjitha masat e nevojshme.

Biletat kanë dalë në shitje dhe çmimet për ytë interesuarit janë ndarë në 5 kategori. Një biletë për tribunën VIP kushton 3 mijë lekë ndërsa çmimet më të lira janë për sektorët prapa portave me vlerën 300 lekë. Nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare, FSHF bën me dije se biletat do të shiten në sportelet pranë stadiumit në Elbasan, pranë stadiumin “Selman Stermasi” Tiranë dhe pranë stadiumit në Korçë. Ndarja e sektorëve mes dy tifozerive është e qartë. Mbështetësit bardheblu do të vendosen në tribunat  A3, A4, B4,B5 dhe  C1, C2 , C3, ndërsa ata korçarë në sektorët A1 , A2, B1, B2 dhe G1, G2, G3.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco