Zyrtare: Mesfushori shqiptar, transferimi i parë nga kuqezinjtë që ndryshon skuadër

Zyrtare: Mesfushori shqiptar, transferimi i parë nga kuqezinjtë që ndryshon skuadër

21:17, 24/05/2017

Eros Grezda ka ndryshuar skuadër, teksa ka kaluar nga skuadra e Lokomotivës së Zagrebit tek Osijeku.

Mesfushori shqiptar ka nënshkruar me Osijekun, që këtë vit u rendit në vendin e katërt në kampionat dhe sezonin e ardhshëm do luajë në Kupat e Europës.

Aty ai gjen edhe një tjetër shqiptar, sulmuesin Muzafer Ejupi, i cili është edhe shënuesi më i mirë i skuadrës me 14 gola.

Grezda pas dy sezonesh me Lokomotivën e Zagrebit ka ndryshuar skuadër, por jo kampionat, duke qëndruar në Kroaci.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco