Gjykata e Lartë hedh poshtë ankesën: 21 muaj burg për Messin

Gjykata e Lartë hedh poshtë ankesën: 21 muaj burg për Messin

14:13, 24/05/2017

Gjykata e Lartë Spanjolle ka hedhur poshtë ankesën e Lionel Messit kundër dënimit të tij për evazion fiskal.

Argjentinasi u dënua me 21 muaj burg pasi u shpall fajtor për shmangie të taksave prej 4.1 milionë eurosh mes viteve 2007 dhe 2009.

Pavarësisht këtij vendimi Messi nuk do ta shlyejë detyrimin e tij me burg pasi nuk ka dënime të mëparshme e cila e konverton këtë vendim me një kosto të rëndë financiare, shkruan e përditshmja spanjolle “AS’ transmeton SYRI.net.

Por gjykata ka ndryshuar vetëm vendimin për Jorge Messin, babain e futbollistit të cilit i ulet dënimi me 15 muaj burg.

/ SYRI.net /

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco