Lajmi i fundit

TASK FORCE/ Pse Edi Rama është tërbuar me RAI 3?

ZYRTARE/ 5 lojtarët e Manchester United humbin finalen në Europa League

ZYRTARE/ 5 lojtarët e Manchester United humbin finalen në Europa League

10:17, 24/05/2017

Sot në orën 20:45 Ajax dhe Manchester United do të përballen në Stokholm në finalen e madhe të Europa Leagues.

Trajneri i ‘Djajve të Kuq’, Jose Mourinho do të përballet në këtë ndeshje me mungesa të shumta, shkruan tabloidi britanik “THE SUN”, transmeton SYRI.net.

Ibrahimovic, Rojo, Shaw, Young ja 4 lojtarët të dëmtuar që zyrtarisht do të humbin finalen ndërsa Bailly është pezulluar për shkak kartonësh.

Por hallet për Mourinhon nuk përfundojnë këtu pasi edhe dyshja Fellaini-Smalling është në diskutim pasi vuajnë nga dëmtimet.

Manchester United është në kërkim që ta ngritë këtë trofe për herë të parë në histori të klubit dhe në të njëjtën kohë ta sigurojë edhe pjesëmarrjen në Champions League sezonin e ardhshëm.

Ndërsa në krahun tjetër Ajaxi do të rikthente vëmendjen në Europë, 22 vjet pasi ekipi i Louis Van Gaal e fitoi në stil Champions Leaguen në Vjenë.

/ SYRI.net /

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco