FOTO/ Sanchez te Bajerni. Kjo gafë zbulon të vërtetën e transferimit

FOTO/ Sanchez te Bajerni. Kjo gafë zbulon të vërtetën e transferimit

09:35, 24/05/2017

Alexis Sanchez gjithmonë është më pranë Bajernit të Mynihut. Përfaqësuesja e Kilit mbrëmjen e djeshme bëri një gafë skandaloze pasi

Mbrëmjen e djeshme është bërë një gafë skandaloze gjatë publikimit të listës së Kilit ku  Sanchez përshkruhej si një lojtar i Bajernit të Mynihut, shkruan tablkoidi britanik “The SUN”, transmeton SYRI.net.

Ashtu sic mund ta shihni në foton më poshtë 28-vjeçari u identifikua me simbolin e Bajernit të Mynihut por La Rojës pas disa minutash menjëherë e korrigjoi gabimin.

Tifozët e Arsenalit do të ishin të shqetësuar dhe ndoshta të zemëruar nëse do të kishin kontrolluar “Tëitter” kur erdhi njoftimi zyrtar i skuadrës së Kilit.

Për shërbimet e Sanchezit, drejtuesit e Bayernit kanë përgatitur një ofertë prej 65 milionë eurosh, duke u bërë kështu lojtari më i shtrenjtë në histori të klubit.

Përveç Bayernit, për Sanchez janë duke u interesuar edhe PSG, Juventus, Chelsea dhe Manchester United.

Kujtojmë që Kili do të përballet me Gjermaninë, Australinë dhe Kamerunin në grupin e tyre të Konfederatave e cila do të zhvillohet në Rusi.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco