Surpriza e madhe, ja ku do të shkojë Zidane pas largimit nga Reali

Surpriza e madhe, ja ku do të shkojë Zidane pas largimit nga Reali

09:04, 24/05/2017

Frank Leboeuf, pret që trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane të jetë pasardhës i Didier Deschamps në krye të Francës.

“Nuk e di se kur trajneri aktual i Francës Didier Deschamps do të vendosë, apo kur federata franceze do të vendosë për ta larguar, por ne të gjithë ndjejmë se Zidane do të jetë trajneri i radhës në kombëtaren tonë,” ka thënë Leboeuf për BBC.

Me Kombëtaren e Francës, Leboeuf e ka fituar Kupën e Botës në vitin 1998 dhe Kampionatin Evropian në vitin 2000.

“Është shumë e vështirë ta drejtosh Real Madridin për një kohë të gjatë, sepse Perez është shumë i padurim. Kur të jetë e mundur, Zidane do t’i bashkohet kombëtares, dhe kjo është e sigurt,” ka thënë ai. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco