Lajmi i fundit

LIVE/ Bylykbashi, Kaso dhe Çupi, konferencë për media në PD

Tifozët e Liverpoolit të bindur: Mbappe është i yni

Tifozët e Liverpoolit të bindur: Mbappe është i yni

22:10, 22/05/2017

Kylian Mbappe është futbollisti më i kërkuar gjatë afatit ta ardhshëm kalimtar, shkruan IndeksOnline.

Klube si Chelsea, Liverpool, Real Madrid, Barcelona, Inter, Manchester United dhe City ëndërrojnë ta kenë në skuadër futbollistin francez që befasoj të gjithë me paraqitjet spektakolare me Monacon.

Skuadra e tij ka refuzuar shumë oferta deri më tani, ashtu siç kanë raportuar shumë media të huaja. Madje një ofertë e tillë është refuzuar edhe nga klubi i Premier Ligës, Liverpool me vlerë deri në 75 milionë funta.

Por, siç duket tifozët anglez janë optimist se ylli francez do të nënshkruaj me ta në sezonin e ri. Madje ka ardhur deri në pikën, ku një tifoz ka shkruar numrin 9-t dhe emrin e Mbappes në fanellën e tij të re të Liverpoolit.

E ardhmja e 19-vjeçarit, pritet të zbulohet gjatë ditëve në vijim, ndërsa klubet që janë favorite për nënshkrimin e tij janë Monaco dhe Real Madrid.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco