Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

Kaka ndihet i mahnitur: Reali mund të fitoj gjithçka këtë sezon

Kaka ndihet i mahnitur: Reali mund të fitoj gjithçka këtë sezon

19:36, 19/05/2017

Leite Kaka ka mbetur i habitur me suksesin e trajnerit Zidane, dhe beson se Reali mund ta fitojë edhe La Ligan e Championsin këtë sezon.

“Kur isha atje, e kisha Zidanen si një trajner të dytë me Jose Mourinhon, dhe ai filloi ta bënte këtë punë shumë mirë, ishte një surprizë për të gjithë”, ka thënë fillimisht Kaka.

“Ka qenë një lojtar i jashtëzakonshëm, i mençur, inteligjent, por rezultatet që ka arritur këtë edicion janë të pabesueshme”, shtoi ai.

“Zidane mund ta fitojë Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, dhe kjo është diçka e mirë, shumë e mirë për të në dy vitet e para si trajner profesionist. Kështu urime për të”, ka vazhduar braziliani.

Më tej Kaka ka treguar se momentalisht nuk po mendon të bëhet trajner, duke shtuar se ndoshta një ditë do t’i ndodh edhe atij si Zinedine Zidanes.

“Të bëhem trajner nuk është diçka që po e mendoj tani për tani, por nuk e di, ndoshta në të ardhmen”, tha Kaka.

“Zidane është shembull i mirë për këtë. Kur ishim në Madrid, ne bisedonim shumë dhe një ditë, kur ai ndaloi së luajturi futboll,  nuk dëshironte të bëhej trajner. Ai vetëm dëshironte të rrinte me familjen dhe të shijonte jetën”, theksoi mes tjerash Kaka. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco