Lajmi i fundit

LIVE/ Qytetarët tubim në mbështetje të liderit të opozitës, Sali Berisha

ZYRTARE/ Spanja publikon listën e lojtarëve, ja befasia!

ZYRTARE/ Spanja publikon listën e lojtarëve, ja befasia!

12:40, 19/05/2017

Trajneri i Spanjës, Julien Lopetegui ka publikuar listën e lojtarëve që janë ftuar për dy ndeshjet e ardhshme, miqësoren kundër Kolumbisë dhe ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 2018 kundër Maqedonisë.

Risia në këtë listë mban emrin e Marco Asensios, i cili falë paraqitjes së shkëlqyer me Realin ka detyruar Lopetegun që ta grumbullojë talentin iberik, shkruan Marca”, transmeton SYRI.net.

Real Madrid ka më së shumti përfaqësues, gjithsej gjashtë futbollistë, e ndjekur nga Barcelona që ka pesë.

Ndeshja e parë me Kolumbinë do të zhvillohet më 7 qershor dhe është miqësore, ndërsa me Maqedoninë më 11 qershor.

Lista e 25 lojtarëve: De Gea, Kepa, Carvajal, Sergi Roberto, Pique, Ramos, Nacho, Azpilicueta, Monreal, Jordi Alba, Busquets, Illarramendi, Koke, Thiago, Iniesta, Isco, Silva, Asensio, Pedro, Vitolo, Deulofeu, Diego Costa, Iago Aspas dhe Morata.

Kujtojmë që gjashtë lojtarët e Real Madridit do t’i bashkohen Kombëtares së Spanjës vetëm pas finales së Champions Leagues e cila zhvillohet më 3 qershor në Cardiff të Uellsit.

/ SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco