FOTO/ Juventus transferon zyrtarisht yllin e Bayernit

FOTO/ Juventus transferon zyrtarisht yllin e Bayernit

19:05, 12/05/2017

Juventus ka bërë të ditur se ka vendosur të blejë krejtësisht kartonin e Medhi Benatias, i cili deri më tani ishte në formë huazimi te “Zonja e Vjetër” nga Bayern Munich.

30 vjeçari ka nënshkruar kontratë me finalistin e Championsit deri me 30 qershor të vitit 2020.

Bëhet e ditur se Benatia i ka kushtuar Juventusit 17 milionë euro, pagesë e cila do të kryhet brenda dy viteve.

Ish mbrojtësi i Romës u transferua në formë huazimi te Juve verën që lamë pas, i cili deri më tani këtë sezon ka bërë 18 paraqitje në të gjitha kompeticionet transmeton Express.

Paraqitjet e mira të lojtarit, kanë shtyrë Juven që të blejë krejtësisht kartonin e 30 vjeçarit. 

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco