FOTO/ Finalen e Champions League e gjykon një gjyqtar 'madrilen' nga Gjermania

FOTO/ Finalen e Champions League e gjykon një gjyqtar 'madrilen' nga Gjermania

17:35, 12/05/2017

Finalja mes Juventusit dhe Real Madridit do të zhvillohet më 3 qershor.

Felix Brych është i përzgjedhur i UEFA-s për të ndarë drejtësinë në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Juventusit dhe Real Madridit, e cila do të luhet më 3 qershor në Kardif.

Gjyqtari gjerman do të ketë asistentë Mark Borsch dhe Stefan Lupp, kurse gjyqtari i katërt do të jetë Milorad Mazhiq, transmeton kp.

Kujtojmë që këtë sezon Brych ka gjykuar pesë ndeshje të Ligës së Kampionëve, njëra nga të cilat ka rastisur të jetë dueli mes Portos dhe Juventusit në 1/8 e finales të cilën ‘bardh-e-zinjtë’ e kanë fituar 1:0 në Portugali.

     

    © SYRI.net

    Lexo edhe:

    Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

    Komentet

    Shto koment

    Denonco