Lajmi i fundit

LIVE/ 15 vjet, Shqipëria në NATO - Flet Kryetari i PD, Sali Berisha

ZYRTARE/ Bajerni merr vendim të rëndësishëm për Boateng dhe Sanches

ZYRTARE/ Bajerni merr vendim të rëndësishëm për Boateng dhe Sanches

16:23, 12/05/2017

Trajneri i Bajernit të Mynihut, Carlo Ancelotti ka hedhur poshtë të gjitha zërat e merkatos pasi konfirmon se Jerome Boateng dhe Renato Sanches do të vazhdojnë të qëndrojnë në “Allianz Arena”

Boateng ka zhvilluar vetëm 11 paraqitje këtë sezon në Bundesligë si pasojë e problemeve fizike, shkruan “Gfoal.com”, transmeton SYRI.net.

"Boateng ka pasur një sezon të vështirë, ai është dëmtuar shumë. Ai ka një dashuri të ndërsjelltë me skuadrën dhe do të qëndrojë me ne. Kam biseduar me të, unë flas me lojtarët e mi, nuk kam asnjë problem”, tha fillimisht ai.

“Renato Sanches ka sezonin e tij të parë këtu. Për këta lojtarë të rinj shpesh është e vështirë përshtatja. Por sigurisht presim më shumë nga ai, duhet të jemi të durueshëm me të, ai do të ketë më shumë shanse për të luajtur në sezonin e ardhshëm”, përfundoi tekniku italian.

Kujtojmë që për Boateng interesohej Arsenali, ndërsa për Sanches ka pasur oferta të shumta ku në mesin e tyre edhe Manchester United. / SYRI.net /

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Bëje LIKE dhe merr lajmin e fundit nga Sporti:

Komentet

Shto koment

Denonco